Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DE BIASI

Në Portugali, jo për shëtitje!

FSHF

Në Portugali, jo për shëtitje!


6 September, 2014 @21:00

Përzgjedhësi italian i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, sot ka mbajtur një konferencë për shtyp para ndeshjes Portugalia - Shqipëria.

Tekniku italian ka lëvduar skuadrën kundërshtare, duke e cilësuar ate si një skuadër shumë e fortë, aq sa mund ta mbulojë edhe mungesën e yllit të tyre, Cristiano Ronaldos, i cili nuk do të luajë në këtë ndeshje.

“Sigurisht, që vlerat e skuadrës portugeze janë të njohura, jo vetëm për ne por për të gjithë. Një skuadër që prodhon gjithmonë futboll. Pas zhgënjimit në Botërorin e fundit, patjetër  do të jenë më të motivuar për ti nisur sa më mirë Eliminatoret.”

“Cristiano Ronaldo është një lojtar fantastik, vlerat e të cilit janë të njohura nga të gjithë. Mungesa e tij, krijon vështirësi për kundërshtarët tanë, por Portugalia mendoj se është një skuadër e zonja për të kompensuar vlera të tilla, sado të rëndësishme të jenë.”

De Biasi foli edhe për mënyrën e lojës së skuadrës së tij, duke thënë nuk kanë udhëtuar për shëtitje në Portugali, derisa nuk e ka përjashtuar as mundësinë e lojës së mbyllur në mbrojtje sipas mundësive për të arritur objektivat.

“Ne kemi ardhur këtu për të zhvilluar lojën tonë dhe për të provuar shanset tona. E respektojmë kundërshtarin dhe vlerësojmë nivelin e tij. Por kjo, s’do të thotë se s’ kemi synimet tona. Sigurisht, nuk kemi ardhur për shëtitje. Do të mundohemi të mos gabojmë në veprimet mbrojtëse dhe do të tentojmë të godasim kundërshtarin.”

“Në momente të caktura të ndeshjes, kur presioni  i kundërshtarit vjen duke u rritur, nuk përjashtohet mundësia për tu mbyllur dhe krijuar sa më pak hapësira për kundërshtarin. Por ky, nuk do të jetë synimi ynë. Do të shfrytëzojmë çdo mundësi për të goditur dhe për të arritur objektivat tona.”

Ndeshja kundër Portugalisë është e para në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian Franca 2016. Kjo ndeshje do të luhet nesër (e diel) dhe do të fillojë nga ora 20:45.


PRISHTINA - SIVASSPOR

Dy gabime, dy gola

FFK Superliga/International

Dy gabime, dy gola

06/09/14 @ 18:46

KOSOVA - OMANI

“Ata mbi 100, ne vetëm katër”

FFK Superliga/International

“Ata mbi 100, ne vetëm katër”

06/09/14 @ 18:09

KOMBËTARJA

Balaj në sulm, Gashi në bankë

Shqipëria

Balaj në sulm, Gashi në bankë

06/09/14 @ 17:38

ROBERTO CARLOS

“Kosovës i duhen ndeshje të tilla”

FFK Superliga

“Kosovës i duhen ndeshje të tilla”

06/09/14 @ 11:35

VJEN DËNIMI NGA UEFA

UEFA gjobit rëndë FSHF-në për flakadanët

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

UEFA gjobit rëndë FSHF-në për flakadanët

19/07/23 @ 16:26

SHITJA FILLON ONLINE

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

Kualifikimet për Evropian/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

10/07/23 @ 15:06

FIFA RANKING - QERSHOR 2023

Shqipëria ngritet në renditjen mujore të FIFAs

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Shqipëria ngritet në renditjen mujore të FIFAs

29/06/23 @ 12:01

TRANSMETIMI

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

27/06/23 @ 16:22

INDIAN SUPER LEAGUE

Armando Sadiku - si hero te kampioni indian!

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria/International/Transfere

Armando Sadiku - si hero te kampioni indian!

25/06/23 @ 10:41

GOLI MË I BUKUR

Pas Asanit, edhe Asllani me golin më të mirë

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Pas Asanit, edhe Asllani me golin më të mirë

23/06/23 @ 16:11

PAS NDESHJES

Sylvinho: Jemi në garë për evropian

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Sylvinho: Jemi në garë për evropian

20/06/23 @ 23:36

FITORE PËR VEND TË DYTË

Shqipëria feston me lojë të bukur

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Shqipëria feston me lojë të bukur

20/06/23 @ 22:49

GOLI I XHIROS NGA UEFA

Goli i Jasir Asanit, më i miri i xhiros së tretë të kualifikimeve për EURO 2024

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Goli i Jasir Asanit, më i miri i xhiros së tretë të kualifikimeve për EURO 2024

19/06/23 @ 20:20

FLET SYLVINHO

Sylvinho: Pikënisje e rëndësishme, mundësi për të arritur objektivin

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Sylvinho: Pikënisje e rëndësishme, mundësi për të arritur objektivin

17/06/23 @ 23:51


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria