KOMBËTARJA
BOROZANI
Balaj në sulm, Gashi në bankë
6 September, 2014 @17:38
Përzgjedhësi italian i Shqipërisë, Gianni De Biasi, siç duket ka vendosur se me çfarë formacioni do të paraqitet në ndeshjen kundër Portugalisë.
Italiani në stërvitjen e djeshme, provoi edhe njëherë formacionin e njëjtë sikurse në miqësoren e fundit kundër skuadrës amatore, Racing Club Villabes, të cilën kuqezinjtë e kishin fituar me rezultat të thellë 6-1.
De Biasi deri më tani në sulm ka preferuar Bekim Balajn, para Hamdi Salihit dhe Edmond Kapllanit, dhe në të njëjtën mënyrë pritet të veprojë edhe për ndeshjen kundër portugezëve.
E befasishme mund të jetë mos përfshirja në 11-she e futbollistit në formë, Shkelzen Gashit, për të cilin mund të llogaritet vetëm gjatë pjesës së dytë.
Qendrën e mesfushës pritet ta mbulojë treshja nga Superliga e Zvicrës, Abrashi-Kukeli-Xhaka, derisa në krahë pritet të paraqiten Odise Roshi (djathtë) dhe Ermir Lenjani (majtë).
Në qendër të mbrojtjes si gjithmonë do t’i besohet kapitenit Lorik Cana dhe lojtarit të FC Koln, Mërgim Mavraj, të cilët së bashku me Ansi Agollin dhe Elseid Hysajn pritet ta formojnë vijën e mbrojtjes që do të jetë para Etrit Berishës.