PRISHTINË

Gjithçka gati
5 September, 2014 @20:30
Stadiumi i qytetit në Prishtinë do të jetë arenë e dy ndeshjeve shumë të rëndësishme që do të luhen këtë vikend. Të shtunën do të luhet ndeshja Prishtina - Sivasspor, derisa të dielën Kosova - Omani.
Për këtë arsye Komuna e Prishtinës ka investuar në stadium për ta përmirësuar sa më shumë infrastrukturën e tij.
Punimet në stadium, që kanë filluar më 8 prill, tashmë veçse kanë përfunduar dhe stadiumi është i gatshëm për lojë, ndërsa shuma e shpenzuar kap shifrën e 35 mijë eurove.
Në stadium janë vënë rrethojat e reja që e ndajnë fushën nga publiku në pjesën jugore të stadiumit, hyrjet e stadiumit janë shtruar me kubëza, janë rinovuar zhveshtoret dhe tualetet, si dhe është rregulluar pjesa e stadiumit që është e planifikuar enkas për mediat dhe figurat publike.