ILIR BERISHA

msun.se
“Presim fitoren e parë”
5 September, 2014 @20:11
Përfaqësuesja e Kosovës të dielën do ta luajë ndeshjen e katërt miqësore ndërkombëtare, ku do të takohet me përfaqësuesen e Omanit në stadiumin e qytetit në Prishtinë.
I grumbulluari për herë të parë në përfaqësuese pas lejes së FIFA për mundësinë e luajtjes së ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, Ilir Berisha, është optimist për fitore në përballjen ndaj ekipit aziatik.
“Do të jetë një ndeshje e madhe. Presim fitore e parë, e cila do të jetë e mirëseardhur për ne. Deri tash gjithçka ka shkuar mirë dhe shpresojmë që kështu edhe do të vazhdojë,” ka thënë Berisha në një intervistë të shkurtër për Radio Kosovën.
Qendërmbrojtësi 23 vjeçar që luan për skuadrën suedeze, Orebro, më parë ka qenë i ftuar edhe në kombëtaren kuqezi të Shqipërisë.
Përfaqësuesja e Kosovës në ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka regjistruar një barazim kundër Haitit dhe dy humbje kundër Turqisë dhe Senegalit.