SPANJA
Munir zëvendëson Costan e lënduar
5 September, 2014 @18:31
Munir El Haddadi është ftuar në përfaqësuesen e Spanjës pas lëndimit të Diego Costas.
Sulmuesi i ri i Chelseat ishte lënduar gjatë ndeshjes miqësore kundër Francës, duke ia lënë vendin e tij sulmuesit Paco Alcacer.
Ndërsa përzgjedhësi Vincente Del Bosque duke pasur mungesë të lojtarëve në sulm për ndeshjen kundër Maqedonisë që do të luhet më 8 shtator në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian, ka vendosur ta ftojë për herë të parë talentin Munir në përfaqësuese.
Munir kishte debutuar vetëm dy javë më parë te skuadra e Barcelonës në ndeshjen kundër Elches në La Liga, ku kishte shkëlqyer duke realizuar një gol.