KIZHNICË

KF Hajvalia
Hajvalia mban kreun, e fiton edhe Trepçën
5 September, 2014 @18:39
Skuadra e Hajvalisë po vazhdon të befasojë me paraqitje të mira në Superligën e Kosovës në futboll.
Në ndeshjen e luajtur në Kizhnicë, Hajvalia arriti ta mposht Trepçën me rezultat 2-1, duke e ruajtur kështu pozitën e saj në krye të radhitjes tabelare edhe pas javës së katërt në Superligë.
Fillim Guraziu ishte autori i golit të parë për ekipin vendas, derisa Shpëtim Babaj e barazoi rezultatin në 1-1.
Goli i fitores për Hajvalinë erdhi nga Semir Zeneli, i cili edhe në ndeshjen e kaluar kundër Vëllaznimit kishte shënuar golin e fitores për skuadrën e tij.
Kjo ishte fitorja e tretë e Hajvalisë nga katër ndeshje të zhvilluara, derisa Trepça e pësoi humbjen e dytë në këtë stinor.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS.