BESART BERISHA

Berisha dy gola në miqësore
7 September, 2014 @16:15
Sulmuesi shqiptar i skuadrës australiane Melbourne Victory, Besart Berisha, ka konfirmuar formën e tij të mirë para fillimit të stinorit të ri të kampionatit australian.
Në ndeshjen përgatitore të luajtur ndërmjet skuadrave Melbourne Victory dhe Perth Glory, skuadër kjo poashtu nga kampionati australian, Berisha shënoi dy gola, derisa skuadra e tij fitoi me rezultat 3-0.
Goli i parë i ish reprezentuesit të kombëtares shqiptare erdhi në minutën 71’, kurse e dyta vetëm gjashtë minuta më vonë nga penalltia.
Kampionati i Australisë do të fillojë më 10 tetor, ndërsa ekipi i Berishës ndeshjen e parë do ta ketë kundër skuadrës së Labinot Halitit, Western Sydney.
Berisha stinorin e kaluar e kishte përfunduar me 11 gola të shënuara duke u bërë golashënuesi i katërt më i mirë në ligë.