ISTOG

Mazrekaj te Istogu
16 July, 2015 @15:40
Ragip Mazrekaj lojtar që stinorin e fundit djersiti fanellën e kuqe të Vëllaznimit, ka arritur marrëveshje me ekipin e Istogut.
Mbrojtësi deçanas 23 vjeçar karrierën e filloi në qytezën e tij për të kaluar më vonë te Vëllaznimi.
Ai erdhi te Istogu me rekomandim të trajnerit gjakovar të këtij klubi, Genc Hoxha, që punoi stinorin e shkuar me Mazrekajn.