ISTOG
Mbeten pa sponzorin kryesor
22 June, 2015 @18:48
Skuadra e Istogut ka mbetur pa sponzorin kryesor të saj, “Trofta”.
Përmes një njoftimi dërguar drejt komunës së Istogut, drejtuesit e kësaj firme kanë bërë të ditur se nuk do të mund të përballojnë shpenzimet që kanë shumën e 200 mijë eurove më tutje.
Si arsyetim shtesë, sponzori kryesor i Istogut ka shkruar:
1. Koha e shkurtër për të bërë riorganizimin në ekip për edicionin e ardhshëm me përforcimet e nevojshme.
2. Rregullimi i fushës së futbollit në stadiumin Demush Mavraj është më se i nevojshëm, sepse është larg standardeve të kërkuara edhe nga FFK.
3. Donatorët tjerë mungojnë dhe Kompania Trofta si e vetme nuk mund të përballojë shpenzimet mbi 200 mijë euro për një edicion të garave.
Tash e tutje, kjo kompani nuk dëshiron të marrë përgjegjësi për klubin dhe pasi që Komuna nuk ka ndihmuar fare as që ka gjetur ndonjë sponzor tjetër, kanë dhënë dorëheqje nga klubi bashkë me kryesinë aktuale.