GERHARD TAKAJ
Skënderbeu drejtë ëndrrës europiane!
22 June, 2015 @15:51
Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës për garat e Ligës së Kampionëve e ka lënë të kënaqur menaxherin e klubit kampion të Shqipërisë, Gerhard Takaj, i cili ishte përfaqësues i korçarëve në Nyon.
“Klubi ynë ka punuar maksimalisht këto pesë vite ku për herë të parë kemi qenë në vazon e favoritëve për meritën tonë. Gjithsesi kemi qenë me fat dhe ky është shorti më i favorshëm në këto pesë vite pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve. Përpara fillimit të shortit preferenca ime ishte të ndesheshim me kampionen e Luksemburgut, CS Fola Esch, por edhe ekipet që na rranë nuk janë të nivelit tonë. Fati na buzëqeshi këtë ditë, por tani i takon ekipit të punojë seriozisht dhe të vlerësojë maksimalisht kundërshtarin për të bërë realitet ëndrrën tonë europiane,” tha Takaj, transmeton faqja zyrtare e klubit.
Skënderbeu garat e Ligës së Kampionëve do t’i fillojë nga rrethi i dytë, ndërsa për kundërshtar do ta ketë fituesin e duelit Crusaders (Irlanda Veriore) - Levadia (Estonia).