SHAROJNË
Parma bankroton zyrtarisht
22 June, 2015 @15:03
Parma ka bankrotuar tashmë edhe zyrtarisht. Ekipi ku së fundi luajti shqiptari Andi Lila, nuk ka arritur t’i shpëtojë më të keqes dhe do të duhet të nis futbollin nga ligat më të ulëta të futbollit.
Administratorët e ekipit, Dr Angelo Anedda dhe Dr Alberto Guion kanë deklaruar sot se asnjë ofertë nuk erdhi në emër të klubit dhe tashmë dokumentet e ekipit i janë dhënë gjyqësisë për të vazhduar procedurat e bankrotimit.
Parma do të vazhdojë garat nga Serie D në stinorin e radhës.