EUROPA LEAGUE
Rijeka kundërshtar i Shkëndijës në rrethin e dytë
22 June, 2015 @14:34
Pas shortit të hedhur për rrethin e parë kualifikues në Europa League, është hedhur edhe shorti për rrethin e dytë kualifikues, ku skuadrat shqiptare tashmë i kanë të qartë kundërshtarët e mundshëm të tyre.
Shorti më interesant i ndodhi Shkëndijës së Tetovës, e cila nëse e kalon në rrethin e parë skuadrën skoceze Aberdeen, në rrethin e dytë do të takohet me skuadrën e Bekim Balajt dhe Odise Roshit, Rijeka.
Nënkampioni i Shqipërisë, Kukësi, në rast se në rrethin e parë e eliminon bjellorusët e skuadrës Torpedo, në rrethin e dytë do ta pret fituesi i përballjes Mladost Podgorica (Mali i Zi) - Neftçi PFK (Azerbejxhan), derisa skuadrën e Laçit do ta pret fituesi i përballjes skandinave, Seinajoen Jalkapallokerho (Finlandë) - FH (Islandë). Ndryshe nga Kukësi e Laçi, skuadra nga kryeqyteti shqiptar, Partizani, e ka të sigurtë kundërshtarin e rrethit të dytë, gjithmonë nëse e kalon me sukses rrethin e parë. Të kuqtë nga Tirana në qoftëse e mposhtin rivalin e parë Stromgodset, kundërshtar të radhës do ta kenë skuadrën çeke Mlada Boleslav.
Punë shumë më të lehtë në rrethin e dytë mund të ketë Renova, e cila do të përballet me fituesin e duelit Glentoran (Irlandë Veriore) - Zilina (Sllovaki), mirëpo skuadra tetovare së pari duhet ta kalojë rrethin e parë në duel me nënkampionin e Molldavisë, Dacia Chisinau.
Shorti i rrethit të dytë kualifikues në Europa League për skuadrat shqiptare
1 | FK Kukësi (ALB) - Torpedo Zhodino (BLR) / Mladost Podgorica (MNE) - Neftçi PFK (AZE) | |||
2 | FK Renova (MKD) - Dacia Chisinau (MDA) / Glentoran (NIR) - MSK Zilina (SVK) | |||
3 | FK Mlada Boleslav (CZE) / Partizani (ALB) - Stromsgodset (NOR) | |||
4 | Seinajoen Jalkapallokerho (FIN) - FH (ISL) / KF Laçi (ALB) - Inter Baki (AZE) | |||
5 | HNK Rijeka (CRO) / FC Shkëndija (MKD) - Aberdeen FC (SCO) |