LIGA E KAMPIONËVE
Short me fat për Skënderbeun
22 June, 2015 @12:12
Skuadra e Skënderbeut e ka mësuar kundërshtarin e saj që do ta ketë në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Korçarët, të cilët në shortin që u hedh sot në Nyon të Zvicrës, morrën pjesë si bartës të grupit të tretë, do ta mësojnë kundërshtarin pas ndeshjeve të rrethit të parë.
Skënderbeu pret kundërshtarin
Në të vërtetë, kundërshtari i Skënderbeut do të jetë fituesi i përballjes ndërmjet kampionit të Estonisë, Flora Tallinn, dhe kampionit të Irlandës Veriore, Crusaders, të cilët do të çërrojnë hesapet në mes vete më 30 qershor - 1 korrik dhe 7-8 korrik, derisa Skënderbeu ndeshjet e rrethit të dytë do t’i zhvillojë më 14-15 korrik dhe 21-22 korrik.
Kërkojnë më shumë kësaj radhe
Në rast se e kalon këtë rreth Skënderbeu, do të duhej t’i kalojë edhe dy rrethe të tjera për të arritur deri në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, gjë që nuk është arritur kurrë deri më tani nga një skuadër shqiptare.
Shorti i rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve
Hibernians (MLT) | Maccabi Tel-Aviv (ISR) | ||
Apoel FC (CYP) | FK Vardar (MKD) | ||
Qarabag FK (AZE) | FK Rudar Pljevlja (MNE) | ||
FK Sarajevo (BiH) | KKS Lech Poznan (POL) | ||
NK Maribor (SVN) | FC Astana (KAZ) | ||
FC BATE Borisov (BLR) | Dundalk FC (IRL) | ||
HJK Helsinki (FIN) | FK Ventspils (LVA) | ||
FC Midtjylland (DEN) | Lincoln FC (GIB) - FC Santa Coloma (AND) | ||
Molde FK (NOR) | FC Pyunik (ARM) - S.S Folgore (SMR) | ||
Malmo FF (SWE) | VMFD Zalgiris (LTU) | ||
Celtic FC (SCO) | Stjarnan (ISL) | ||
AS Trencin (SVK) | FC Steaua Bucuresti (ROU) | ||
FK Partizan (SRB) | FC Dila Gori (GEO) | ||
PFC Ludogorets 1945 (BUL) | FC Milsami Orhei (MDA) | ||
CS Fola Esch (LUX) | GNK Dinamo Zagreb (CRO) | ||
KS Skënderbeu (ALB) | Crusaders FC (NIR) - Levadia Tallinn (EST) | ||
B36 Torshavn (FRO) - The New Saints (WAL) | Videoton FC (HUN) |