FEDERATA
Brazili s’ankohet për Neymarin
22 June, 2015 @10:22
Neymar ka marrë aeroplanin e parë të mundshëm për t’u larguar nga Kili, ku po mbahet Copa America 2015.
Federata Braziliane e Futbollit (CBF) ka vendosur që të mos ankohet për kartonin e kuq të Neymarit, i cili u suspendua për katër ndeshje moslojë për shkak se goditi kundërshtarin.
Neymar me suspendimin e fituar, do t’i mungonte Brazilit edhe po ta arrijnë këta finalen.
Brazili mbrëmë ka arritur që me fitore ta zë vendin e parë në Grupin C dhe ka siguruar çerekfinalen e garës, ku do të përballet me Paraguajin.