NGA KAMPI
Mblidhen të gjithë, ka të lënduar
6 October, 2015 @13:47
Tashmë në Durrës janë të gjithë të ftuarit e Gianni De Biasit për ndeshje me Serbinë. Futbollistët si Herolind Shala, Ergys Kaçe, Elseid Hysaj, Odise Roshi, Bekim Balaj, Orges Shehi dhe Hamdi Salihi - kanë qenë lojtarët që kanë arritur më së voni në përfaqësueses, për shkak të obligimeve me klubet e tyre.
Aliji, i lënduar
Këta kanë mbajtur një stërvitje tepër të lehtë për shkak të angazhimeve me klube, derisa është vërejtur një lëndim te futbollisti Naser Aliji, për të cilin thuhet që do të jetë i gatshëm për ndeshje.
Cana-Kukeli, jashtë 11-shes?
Panorama Sport ka bërë të ditur gjithashtu se për shkak se janë kthyer me lëndime të lehta, Lorik Cana dhe Burim Kukeli, mund të lihen jashtë formacionit bazë të ekipit. Dyshja në fjalë deri më tani sa herë kanë qenë të gatshëm kanë qenë pjesë e padiskutueshme e 11-shes së parë të ekipit.