BUNJAKI
Lista e Kosovës, shpallet nesër
6 October, 2015 @8:44
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, do të shpallë listën e të ftuarve për miqësore me Guinenë Ekuatoriale, të mërkurën.
I vetëdijshëm se ka probleme nga klubet, që nuk po i lënë lojtarët të vinë, ai ka vendosur të shpallë listën tek të mërkurën - kur të arrijnë të gjithë lojtarët.
“Ka klubet dhe trajnerë që po hezitojnë të na lirojnë lojtarët dhe kjo është dëshmuar. U thonë që është mirë të rrinë në skuadër dhe në këtë mënyrë ua bëjnë me dije se ikja te përfaqësuesja mund t’u kushtojë,” ka thënë Bunjaki sot për Kohën Ditore.
Kosova do të ndeshet pas një viti me një përfaqësuese, kur më 10 tetor takohet me Guinenë Ekuatoriale në Prishtinë.
Grumbullimi i lojtarëve do të bëhet po të mërkurën, kur të mblidhen të gjithë, pasi që disa prej tyre kanë arritur.