LAÇ
Skënderbeu vazhdon me perfekcion
5 October, 2015 @20:07
Skënderbeu ka shënuar fitoren e radhës në Kategorinë Superiore, duke vazhduar rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit - pa gabime.
Gjashtë ndeshje, gjashtë fitore për të përzgjedhurit e Mirel Josës në kampionatin kombëtar, derisa Hamdi Salihi shënoi dy dhe Sabjen Lilaj një tjetër për fitore.
Skënderbeu gjatë epërsisë 0-2 mbeti me 10 lojtarë në fushë pasi që Orges Shehi u ndëshkua me të kuqe dhe u shkaktua penallti për Laçin e drejtuar nga Armando Cungu, por sulmuesi nigerian i tyre, James Adeniyi dështoi të shënojë nga penalltia.
Kjo bëri që Skënderbeu të këndellet dhe me 10 lojtarë të shënojë edhe njëherë për të shënuar fitoren e gjashtë me radhë të stinorit.