Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA E KUPËS TE FEMRAT

Me 7-she, Mitrovica fituese e Kupës

Me 7-she, Mitrovica fituese e Kupës


22 May, 2019 @23:36

Skuadra e femrave të Mitrovicës është triumfuese e Kupës së Kosovës.

Ekipi i drejtuar nga ish lojtari i Trepçës, Seid Onbashi, ka vazhduar dominimin në futbollin kosovar të femrave dhe me fitore të lehtë në finale ndaj Kosovës së Prishtinës 7-1 ka shkuar sigurt drejt trofeut.

Mitrovica

Ndeshja u zhvillua në stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës, para pak më shumë se njëqind shikuesish, derisa pjesa e parë përcaktoi fituesin kur mitrovicaset shkuan në pushim me 4-1.

Në pjesë të dytë u shënuan edhe tre gola tjera për përfundimtaren 7-1.

Golashënuese për Mitrovicën ka qenë kapitenia Xhemile Berisha (14’, 59’), Liridona Syla (23’), Kaltrina Biçkaj (29’, 85’, 89’), Donjeta Halilaj (45’), kurse golin e vetëm për Kosovën e Prishtinës e shënoi Fjona Shabani (40’).

Mitrovica

“Nuk kemi pritur se do të fitojmë me këtë rezultat bindës, pasi ndeshjet finale asnjëherë nuk janë të lehta dhe duke pasur parasysh edhe mungesat që kemi pasur në skuadër dhe pikërisht ky sukses i dedikohet futbollisteve që na u kanë lënduar kohët e fundit. I përgëzoj edhe lojtaret e Kosovës (P) që u angazhuan maksimalisht, por realiteti është se ne kemi më shumë cilësi brenda skuadrës dhe edhe një herë u vërtetua se e dominojmë futbollin e femrave në Kosovë,” ka thënë trajneri Onbashi pas fitores.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga