ANGLIA PUBLIKON LISTËN
Me Arnoldin drejt Botërorit
16 May, 2018 @15:50
Mbrojtësi i Liverpoolit, i paftuar ndonjëherë në kombëtaren seniore, Trent Alexander - Arnold, ka marrë ftesë nga selektori Gareth Southgate për të qenë pjesë e 23-shes në Botërorin “Rusia 2018”.
Portieri Joe Hart, mesfushori Jack Wilshere dhe Ryan Bertrand - nuk janë përfshirë në reprezentacion, ndërsa Southgate në konferencë për shtyp gjatë prezentimit të emrave të ftuar ka thënë se kjo skuadër jep motiv për të qenë të emocionuar në pritje.
Sulmi anglez do të ketë në përbërje Jamie Vardy, Marcus Rashford, Raheem Sterling, Danny Welbeck dhe Harry Kane, ndërsa lista rezervë e Southgate-it, që mund të hyjë në punë në rast të lëndimit të ndonjërit nga 23-shja para 4 qershorit përfshin: Tom Heaton dhe James Tarkowski (Burnley), Lewis Cook (Bournemouth), Jack Livermore (West Brom) dhe Adam Lallana (Liverpool).
23-shja e ftuar për Rusia 2018:
PORIERË: Jack Butland (Stoke), Jordan Pickford (Everton), Nick Pope (Burnley).
MBROJTËS: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Gary Cahill (Chelsea), Kyle Walker, John Stones (Manchester City), Harry Maguire (Leicester), Kieran Trippier, Danny Rose (Tottenham Hotspur), Phil Jones, Ashley Young (Manchester United).
MESFUSHORË: Eric Dier, Dele Alli (both Tottenham Hotspur), Jesse Lingard (Manchester United), Jordan Henderson (Liverpool), Fabian Delph (Manchester City), Ruben Loftus-Cheek (Chelsea).
SULMUES: Jamie Vardy (Leicester), Marcus Rashford (Manchester United), Raheem Sterling (Manchester City), Danny Welbeck (Arsenal) Harry Kane (Tottenham).