SAM ALLARDYCE
Pas 6 muajve, u largua
16 May, 2018 @12:20
Trajneri 63 vjeçar që ka pasur kontratë deri më qershor të vitit 2019, Sam Allardyce, është larguar nga Evertoni.
Njeriu që kishte zëvendësuar Ronald Koemanin në detyrë, gjatë nëntorit të vitit të kaluar, morri ekipin në pozitën e 13-të dhe e përfundoi stinorin në pozitën e tetë.
Mirëpo, ai u kritikua shumë për mënyrën e lojës që e aplikonte, edhepse arsyetohej me lojën e tij se ky është “plani afatgjatë” i ekipit.
Në ndërkohë, në janar të këtij viti ai u shpreh i zhgënjyer me ndërrimin e disa anëtarëve të Bordit të klubit, duke mos e njoftuar as atë as drejtorin sportiv të ekipit për këto.
“Jam i shokuar, i zhgënjyer që klubi nuk e pa të arsyeshme të më njoftoj për gjërat brenda Bordit, as mua, as drejtorin sportiv. Ndoshta gjithçka ka qenë e planifikuar më heret, mirëpo askush nuk mendoi as të më tregonte për risitë në klub,” kanë qenë fjalët e tija të thëna për Liverpool Echo, që duket se kanë qenë sinjalet e para për mosvazhdimin e tij.