TRANSMETUESI
Deri më 2021 sigurojnë të drejtat
15 May, 2018 @7:57
Në një konferencë për shtyp të organizuar sot, kompania Kujtesa ka bërë të ditur se ka siguruar të drejtat për të transmetuar Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligën deri në vitin 2021 në territor të Kosovës.
Në këtë paraqitje publike, zyrtarë të kompanisë në fjalë dhanë edhe informata për orarin e ri të Ligës së Kampionëve, si dhe u bë e ditur se finalja e madhe e këtij stinori të Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit do të shfaqet në sheshin e kryeqytetit më 26 maj.