BRAZILI
I lënduar merr ftesën
14 May, 2018 @20:48
Skuadra e Brazilit ka publikuar ftesat për 23-shen që do të merr pjesë në Botërorin “Rusia 2018”.
Përkundër se është i lënduar, në listë është përfshirë edhe sulmuesi i PSG-së, Neymar, që sipas mjekëve ka mundësi të jetë i gatshëm për Botëror.
Për shkak të lëndimit, nuk është përfshirë Dani Alves, derisa ekipi i plotë është si mëposhtë:
Portierë: Alisson (Roma), Ederson (Manchester City), Cassio (Corinthians).
Mbrojtës: Danilo (Manchester City), Fagner (Corinthians), Marcelo (Real Madrid), Filipe Luis (Atletico Madrid), Thiago Silva, Marquinhos (të dy PSG), Miranda (Inter Milan), Pedro Geromel (Gremio).
Mesfushorë: Casemiro (Real Madrid), Fernandinho (Manchester City), Paulinho (Barcelona), Fred (Shakhtar Donetsk), Renato Augusto (Beijing Guoan), Philippe Coutinho (Barcelona), Willian (Chelsea), Douglas Costa (Juventus).
Sulmues: Neymar (PSG), Taison (Shakhtar Donetsk), Gabriel Jesus (Manchester City), Roberto Firmino (Liverpool).