ZBULOHEN PLANET E DE BIASIT PËR SONTE
Me Gjeorgjinë, testohet mbrojtja
16 November, 2015 @12:36
Pas lëndimeve të lehta të Bekim Balajt, Amir Abrashit, Elseid Hysajt, Ledian Memushajt, si duket sonte nuk do të paraqitet në miqësore as kapiteni Lorik Cana, ka shkruar Panorama Sport sot.
Cana besohet të ketë marrë një lëndim të lehtë në ndeshje me Kosovën dhe trajneri Gianni De Biasi nuk do ta rrezikojë më shumë lojtarin.
Kurse burimet e gazetës në fjalë kanë bërë të ditur se De Biasi pritet të bëj eksperiment në mbrojtje sonte duke e ndërruar 3-5-2 me 4-4-2 në lojë.
Kjo gjë është konkluar më shumë nga lëndimet e lojtarëve, pasi që Hysaj-Cana-Mavraj kanë qenë lojtarët që më së shumti kanë luajtur në katërshen e mbrojtjes kuqezi.