DUELI I VETËM QË ZHVILLOHET NESËR
Gjilani-Hajvalia, nesër
16 November, 2015 @12:04
Gjilani, që ka trajner Bylbyl Sokolin dhe Hajvalia, me trajner Ismet Munishin, takohen nesër në përballjen derbi të xhiros së Superligës.
Gjilani pret Hajvalinë dhe dy ekipet kërkojnë fitore në këtë ndeshje, duke e ditur që përballë tyre kanë punë shumë për të arritur te 3 pikëshi.
Së paku kështu janë shprehur dje trajnerët e ekipeve në fjalë në emisionin sportiv Arena, duke mos fshehur edhe kandidaturën për titull.
Në përballjen e parë mes skuadrave këtë stinor, Hajvalia kishte mposhtur 2-0 Gjilanin, derisa ndeshja ishte përshkruar si e tensionuar mes lojtarëve pasi që u morr një numër i madh i kartonave.
Kjo është ndeshja e vetme në program për nesër, derisa të gjitha përballjet tjera të mbetura të xhiros XIV luhen të mërkurën me fillim në ora 13.