RIKTHIMI I HUNGAREZËVE NË SKENË
Pas 44 viteve në Europian
15 November, 2015 @22:14
Herën e fundit kishin qenë pjesëmarrës në një Kampionat Europian në vitin 1972. Tashmë, janë rikthyer në turneun më të madh europian pas 44 viteve me 2 fitore të realizuara ndaj Norvegjisë në barazh të kualifikimeve.
Hungaria është në festë, derisa ekipi me plotë meritë, duke luftuar shumë, posaçërisht në ndeshjen e parë ka arritur që të sigurojë njërën nga 4 biletat e mbetura për në EURO 2016.
Golin e parë sonte për hungarezët e shënoi Tomas Priskin, që në fakt është sllovak me kombësi. Në minutat e fundit të ndeshjes një autogol norvegjez çoi epërsinë në 2-0 dhe festa në Budapest filloi, derisa Markus Henriksen uli epërsinë për 2-1 përfundimtare.
E festën më të madhe e bëri portieri veteran i hungarezëve, Gabor Kiraly, që do të bëhet 40 vjeç kur të nis Europiani dhe do të shënohet si njëri ndër futbollistët më në moshë në Europianin e radhës.