KONFERNCA E GIANNI DE BIASIT
Një Shqipëri ndryshe sot
16 November, 2015 @8:53
Përzgjedhësi italian i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, në konferencën për shtyp para ndeshjes së sotme miqësore që Shqipëria e zhvillon ndaj Gjeorgjisë ka thënë se do të jetë një ekip krejt ndryshe për dallim nga ndeshja me Kosovën.
“Me Gjeorgjinë do të provojmë diçka tjetër, ashtu që të përcaktojmë disa gjëra të rëndësishme e të vlefshme për EURO 2016. Do të shfaqemi si skuadër krejtësisht ndryshe nga ajo e ndeshje së kaluar ndaj Kosovës,” ka thënë Gianni De Biasi para ndeshjes së sotme.
Shqipëria sot me fillim në ora 20 në Qemal Stafa të Tiranës pret Gjeorgjinë në miqësoren e fundit për muajin nëntor.
Tre ditë më parë, Shqipëria barazoi me Kosovën 2-2 në miqësoren festive.