Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI 0-1 SLAVIA

Me humbjen e tretë, Ballkani eliminohet nga Liga e Konferencës

Me humbjen e tretë, Ballkani eliminohet nga Liga e Konferencës


27 October, 2022 @22:56

Deri këtu ishte shpresa e Ballkanit për të bërë edhe më tutje në histori të futbollit ekipor të Kosovës, derisa me humbjen e tretë të regjistruar në kuadër të grupit pas pesë ndeshjesh të zhvilluara dhe rezultateve tjera në grup - kampioni i Kosovës është eliminuar nga mundësia për të shkuar tutje, në fazën eliminatore të garës.

Slavia dominoi në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe krijoi shumë më shumë, ndërsa ekipi nga Suhareka nisi të kërkojë më shumë pasi që pranoi golin, pas minutës së 85, që përkundër minutave shtesë (9) nuk mjaftoi!

Slavia fitoi 0-1 në Prishtinë sonte, ndërsa golin e vetëm për ta e shënoi mesfushori cek Ondrej Lingr, që u gjend më së miri në zonë, pas një tollovie të shkaktuar nga korneri i nëntë i tyre, për të qëlluar portën e Stivi Frashërit.

Ermal Krasniqi @ Ballkani vs. Slavia

Trajneri Ilir Daja bëri tri ndërrime gjatë ndeshjes, pos as hyrja e Albin Berishës, Leotrim Bekteshit e Egzon Sinanit nuk ndërroi gjë në rezultat, përkundër se të gjithë këta hynë në lojë prej minutës së 60 deri në të 75-tën.

Në ndeshjen tjetër të grupit, fitorja e Sivassporit i kualifikon ata tutje Sivasspor 3-0 Cluj [Yatabare 22, Gradel 65, Janga 73ag.], ndërsa Slavia dhe Cluj kanë shpresa ende, që u mbetet për xhiron e fundit. Slavia luan ndaj Sivassporit, ndërsa Ballkani udhëton për në Rumani.

TABELA AKTUALE:

1. Sivasspor (TUR) 10 pikë,
2. Cluj (ROM) 7 pikë,
3. Slavia (CZE) 7 pikë,
4. Ballkani (KOS) 4 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League