SHPËTIM HASANI
Me Kosovën në kualifikime, një ëndërr
10 May, 2016 @12:17
Shpëtim Hasani është tash 33 vjeçar ndërsa verës, saktësisht më 10 gusht do të mbush të 34-tat. Mirëpo, ai e ka edhe një ëndërr të parealizuar.
Të luaj me reprezentacionin e Kosovës në kualfikime për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
“Javën e ardhshme Kosova pret anëtarësimin në FIFA. Si një lojtar është kënaqësi të luash në garat kualifikuese për Kupë të Botës, është një ëndërr,” ka thënë Hasani ndër të tjera për faqen st.nu.
Hasani një kohë të gjatë është paraqitur për Kosovën. Bile, ai ka qenë i rregullt në përfaqësuese edhe para se Kosova të merrte lejen nga FIFA për të zhvilluar miqësore.
Karriera e Hasanit kryesisht ka kaluar në ligat suedeze të futbollit, ndërsa aktualisht luan për GIF Sundsvall, ku në 8 paraqitje të stinorit ka shënuar 1 gol.