MEDIA
Te Fenerbahçe apo te Monaco?!
10 May, 2016 @10:41
Mediat rumune kanë shkruar sot se trajneri i Shakhtar Donetskut, Mircea Lucescu, pritet të largohet këtë stinor nga skuadra që e drejtoi për shumë vjet dhe ai që tash ka marrë oferta nga Fenerbahçeja në Turqi dhe Monacoja në Francë.
Gjatë qershorit ai pritet t’i shqyrtojë ofertat, ndërsa një shok i tij (Constantin Anghelache) ka bërë të ditur se Monacoja e ka një plus për shkak të gjuhës, pasi që Lucescu e flet rrjedhshëm frangjishten, ndërsa plusi i Fenerbahçes është për shkak të atmosferës që mbretëron në ndeshjet e tyre.
Lucescu është duke punuar te Shakhtari që nga viti 2004, ndërsa trazirat politike në këtë vend e kanë bërë atë që të kërkojë largim nga skuadra.