ISLANDA
37 vjeçari në EURO 2016, Islanda gati
9 May, 2016 @23:13
Ish sulmuesi i Chelseat, Barcelonës e Boltonit, Eidur Gudjohnsen, është futur në listën e përzgjedhësit të Islandës për EURO 2016, përkundër moshës 37 vjeçare.
Edhe pse ai nuk ishte në planet e trajnerit Lars Lagerback për miqësoret e fundit të muajit mars, Gudjohnsen është futur në listën përfundimtare për EURO 2016.
Islanda do të debtojë në Kampionat Europian ndërsa gjendet në Grupin F.
Gudjohnsen ka thënë se me të përfunduar EURO 2016 do të pensionohet nga përfaqësuesja.
TË FTUARIT PËR EURO 2016
Portierë: Hannes Thor Halldorsson (Bodo), Ingvar Jonsson (Sandefjord), Ogmundur Kristinsson (Hammarby).
Mbrojtës: Kari Arnason (Malmo), Haukur Heidar Hauksson (AIK), Hjortur Hermannsson (IFK Gothenburg), Sverrir Ingi Ingason (Lokeren), Hordur Magnusson (Cesena), Birkir Mar Saevarsson (Hammarby), Ragnar Sigurdsson (FK Krasnodar), Ari Freyr Skulason (OB).
Mesfushorë: Birkir Bjarnason (Basel), Theodor Elmar Bjarnason (AGF), Johann Berg Gudmundsson (Charlton Athletic), Aron Gunnarsson (Cardiff City), Emil Hallfredsson (Udinese), Gylfi Sigurdsson (Swansea City), Runar Mar Sigurjonsson (GIF Sundsvall), Arnor Ingvi Traustason (IFK Norrkoping).
Sulmues: Jon Dadi Bodvarsson (Kaiserslautern), Alfred Finnbogason (Augsburg), Eidur Gudjohnsen (Molde), Kolbeinn Sigthorsson (Nantes).