Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANALIZË

Lufta për mbijetesë, kush do t’i shpëtojë rënies?

BOROZANI

Lufta për mbijetesë, kush do t’i shpëtojë rënies?


Përgatiti: Lis Dorambari

9 May, 2016 @20:26

Edhe tre javë pa përfunduar kampionati në Superligë, gjashtë skuadra janë në garë për t’i shpëtuar rënies në një rang më të ulët të garave apo për t’i ikur Play Outit, që do të detyronte skuadrat të luajnë ndeshje shtesë për ta siguruar mbijetesën.

PRISHTINA

Pozita aktuale në tabelë: 7
Forma në 5 ndeshjet e fundit: B-H-F-F-F (10 pikë)
Pikët e tubuara deri më tani: 40
Ndeshjet e mbetura: Prishtina-Istogu | Trepça’89-Prishtina | Prishtina-Besa

Qysh nga fillimi është dukur e pahijshme renditja në pjesën e poshtme të radhitjes tabelare. Megjithatë, kampionja e shumëfishtë e Kosovës tashmë ka hyrë në binarë drejt mbijetesës, pas tre fitoreve të njëpasnjëshme në tre xhirot e fundit.

Prishtina aktualisht gjendet në pozitën e shtatë me 40 pikë dhe është shumë më e qetë se sa disa javë më parë kur gjendej në zonën e Play Outit, mirëpo megjithatë edhe në ndeshjet e radhës duhet të sigurojë pikë të tjera, në mënyrë që mos ta rrezikojë veten.

DRITA

Pozita aktuale në tabelë: 8
Forma në 5 ndeshjet e fundit: F-F-H-F-B (10 pikë)
Pikët e tubuara deri më tani: 36
Ndeshjet e mbetura: Drita-Trepça’89 | Besa-Drita | Drita-Gjilani

Aktualisht gjendet jashtë zonës së rrezikshme, por kjo nuk do të thotë se nuk është e rrezikuar. Vetëm një pikë më shumë se Liria që gjendet në zonën e Play Outit, nuk do të thotë asgjë para tre xhirove të fundit në kampionat.

Gjithsesi, do të ishte mëkat i madh nëse Drita nuk do të mund të mbijetonte, pasi ky fakt do ta lënte Superligën pa derbin e madh lokal të Gjilanit, Gjilani-Drita, e pikërisht kjo do të jetë edhe ndeshja e xhiros së fundit të Superligës.

LIRIA

Pozita aktuale në tabelë: 9
Forma në 5 ndeshjet e fundit: H-F-B-H-H (4 pikë)
Pikët e tubuara deri më tani: 35
Ndeshjet e mbetura: Liria-Besa | Gjilani-Liria | Liria-Llapi

Liria është njëra prej tri skuadrave të inkuadruara në Superligë stinorin e kaluar, së bashku me Llapin dhe Gjilanin. Mirëpo ndryshe nga këta të fundit, ekipi me traditë nga Prizreni po lufton për ekzistencë dhe në kohën më vendimtare të kampionatit, Liria po përjeton krizë të rezultateve.

Humbja katastrofale ndaj Trepçës ‘89 dhe para asaj humbja në shtëpi ndaj Istogut, ka shkaktuar alarm te klubi, ndërsa si rrjedhojë ka pasuar edhe dorëheqja e kryetrajnerit të deritashëm, Erdogan Celina.

Liria përballë saj ka tri ndeshje ndaj skuadrave tashmë pa ndonjë ambicie (Besa, Gjilani, Llapi) dhe dy prej këtyre ndeshjeve do t’i luajë në shtëpi. Me trajnerin e ri, Skender Kapra, prizrenasit do të synojnë të arrijnë rezultate pozitive, për ta përfunduar kampionatin në qetësi.

DRENICA

Pozita aktuale në tabelë: 10
Forma në 5 ndeshjet e fundit: H-H-H-H-H (0 pikë)
Pikët e tubuara deri më tani: 33
Ndeshjet e mbetura: Drenica-Vushtrria | Ferronikeli-Drenica | Drenica-Istogu

Së bashku me Prishtinën dhe Besën, është skuadra me kohëzgjatje më të madhe të pjesëmarrjes në Superligë në periudhën e pasluftës.

Drenica që nga stinori 2000/01 është pjesëmarrëse e rregullt në Superligë, por ky stinor rrezikon të jetë i fundit.

Kuqezinjtë nga Skenederaji aktualisht gjenden në pozitën 10 që dërgon në Play Out dhe sikurse edhe Istogu, dy nga tre ndeshjet e mbetura do t’i luajë kundër rivalëve të drejtpërdrejtë që luftojnë për mbijetesë.

Forma e dobët prej 5 humbjeve në 5 ndeshjet e fundit, e ka shndërruar Drenicën në një peshk të vogël, që mund të gëlltitet lehtë nga rivalët dhe ky fakt i rrezikon tejmase drenicakët.

ISTOGU

Pozita aktuale në tabelë: 11
Forma në 5 ndeshjet e fundit: F-H-F-F-B (10 pikë)
Pikët e tubuara deri më tani: 31
Ndeshjet e mbetura: Prishtina-Istogu | Istogu-Vushtrria | Drenica-Istogu

Vitin e kaluar i kishte shpëtuar Play Outit, ndërsa këtë stinor synon që së paku të gjendet në zonën e Play Outit në përfundim të stinorit.

Në tre javët e fundit skuadra e Istogut ka treguar ngritje të performancës, duke mbledhur shtatë pikë, gjë që i ka rritur dukshëm shpresat për mbijetesë.

Dy fitoret me rezultat minimal ndaj Hajvalisë dhe Lirisë, si dhe së fundi barazimi pa gola me Dritën, e ka përmirësuar sadopak gjendjen e Istogut në tabelë, edhe pse akoma gjendet në zonën e rënies.

Por, e mira e gjithë kësaj është që tani misioni për mbijetesë nuk është e pamundur për Istogun, pasi që është vetëm tre pikë larg zonës së Play Outit dhe dy nga tre ndeshjet e mbetura, do t’i luajë pikërisht kundër rivalëve që po luftojnë për mbijetesë.

VUSHTRRIA

Pozita aktuale në tabelë: 12
Pikët e tubuara deri më tani: 25
Forma në 5 ndeshjet e fundit: H-H-B-H-H (1 pikë)
Ndeshjet e mbetura: Drenica-Vushtrria | Istogu-Vushtrria | Vushtrria-Trepça ‘89

Skuadra që tashmë mund të thuhet se e ka siguruar rënien nga Superliga është Vushtrria.

Ish kampionja e dy viteve më parë, gjendet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm 25 pikë të tubuara, apo ndryshe, nëntë pikë më pak se skuadra e Drenicës që gjendet në zonën e Play Outit. Edhe nëse në fund do të barazoheshin pikët ndërmjet Drenicës dhe Vushtrrisë, do të ishte e pamundur të tejkalohej golaverazhi dhe në të njëjtën kohë të tejkalohej edhe Istogu në radhitjen tabelare.

Kliko në tabelë, për ta parë tabelën komplete


REZULTATET E SUPERLIGËS

Sqarim: Dy skuadrat që tubojnë më së paku pikë pas 33 xhirove të rregullta të Superligës, bien automatikisht në Ligën e Parë, ndërsa vendi i dhjetë (10) dhe vendi i nëntë (9) në Superligë do të zhvillojnë ndeshje shtesë të Play Outit në terren neutral, kundër vendit të tretë dhe të katërt të Ligës së Parë.


URIMET PËR FERRONIKELIN

Rivalët urojnë kampionin

FFK Superliga

Rivalët urojnë kampionin

09/05/16 @ 16:52

REKORD

Trepça’89 shënon rekordin e stinorit

FFK Superliga

Trepça’89 shënon rekordin e stinorit

09/05/16 @ 16:07

DORËHEQJE

Celina jep dorëheqje nga Liria

FFK Superliga

Celina jep dorëheqje nga Liria

09/05/16 @ 16:02

UEFA

Platini jep dorëheqje

International

Platini jep dorëheqje

09/05/16 @ 12:03

GJYQTARËT KOSOVARË NË EVROPË

Gent-Zhilina, me referë nga Kosova

Conference League/FFK Superliga

Gent-Zhilina, me referë nga Kosova

26/07/23 @ 11:36

FITORE E LEHTË PËR BALLKANIN

Gripshi shkëlqen, Ballkani përsëri bindës në ndeshjen e parë

Conference League/FFK Superliga

Gripshi shkëlqen, Ballkani përsëri bindës në ndeshjen e parë

25/07/23 @ 23:30

SHORTI PËR EDICIONIN 2023/24

Ndërrohet data për shortin e Superligës dhe Ligës së Parë

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Ndërrohet data për shortin e Superligës dhe Ligës së Parë

25/07/23 @ 11:46

RIVALI I DUKAGJINIT

Nëse kalon Rijekën, Dukagjinin e pret një rival më i lehtë

Conference League/FFK Superliga

Nëse kalon Rijekën, Dukagjinin e pret një rival më i lehtë

24/07/23 @ 15:09

RIVALI I DRITËS

Pas Plzenit, Dritën e pret rivali pak më i lehtë

Conference League/FFK Superliga

Pas Plzenit, Dritën e pret rivali pak më i lehtë

24/07/23 @ 14:59

SHORTI I UECL

Ballkani mëson kundërshtarin e raundit të tretë kualifikues në Ligë të Konferencës

Conference League/FFK Superliga

Ballkani mëson kundërshtarin e raundit të tretë kualifikues në Ligë të Konferencës

24/07/23 @ 14:48

PODUJEVË

Përvoja e Bekteshit, shtesë te Llapi

FFK Superliga/Transfere

Përvoja e Bekteshit, shtesë te Llapi

24/07/23 @ 14:32

PRIZREN

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

FFK Superliga/International/Transfere

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

22/07/23 @ 19:15

SUHAREKË

Suhareka zyrtarizon Liridon Fetahajn

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Transfere

Suhareka zyrtarizon Liridon Fetahajn

22/07/23 @ 16:21

23-shja e DRITËS

Drita publikon listën e lojtarëve për Ligë të Konferencës

Conference League/FFK Superliga

Drita publikon listën e lojtarëve për Ligë të Konferencës

22/07/23 @ 16:15


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga