DORËHEQJE
Celina jep dorëheqje nga Liria
9 May, 2016 @16:02
Trajneri i deritashëm i Lirisë, Erdogan Celina, nuk do ta udhëheq më këtë skuadër.
Celina ka dhënë dorëheqje pas humbjes së thellë ndaj Trepçës ‘89, ndërsa vendimin e tij e ka miratuar unanimisht kryesia e klubit.
Në vend të Celinës, deri në fund të stinorit skuadrën do ta udhëheq trajneri Skender Kapra, njofton faqja zyrtare e klubit bardhezi.
Liria aktualisht gjendet në pozitë të palakmueshme, pasi renditet në vendin e nëntë, që e detyron skuadrën të luajë ndeshje shtesë të Play Outit për ta siguruar mbijetesën në Superligë.