TORINO
Napoli ruan vendin e dytë
8 May, 2016 @22:38
Me golat e dyshes argjentinase Higuain e Callejon, Napoli ka mposhtur skuadrën e Torinos me rezultat 1-2, duke bërë kështu që pozita e dytë të ruhet, përkundër kërcënimit që i bëri Roma sot me fitoren ndaj Chievos.
Me Juventusin që tashmë është matematikisht kampion, Napolit i mbeti të luftonte vetëm për pozitën e dytë dhe një xhiro para fundit, Napoli ka diferencë prej 2 pikësh me romakët e vendit të tretë.
Ndeshjen e fundit Napoli e luan ndaj Frosinones në shtëpi, ndërsa Roma i shkon Milanos në ‘San Siro’.