AFRIM TOVËRLANI
Pa fjalë, por me punë
8 May, 2016 @21:51
Afrim Tovërlani tashmë ka katër tituj të regjistruar në karrierën e tij si trajner në Kosovë.
Ai sot triumfoi me Ferronikelin në Gjilan 0-1, ndërsa humbja e Hajvalisë ndaj Besës ia shkurtoi rrugën për titull.
“Ka qenë një fitore e mundimshme kjo e sotmja, ngase rivali ka qenë shumë i vështirë,” ka thënë fillimisht ai.
“Sa i përket titullit asnjëherë nuk kam thënë që do të bëhemi kampionë. Kemi thënë se do të luftojmë që të mbrojmë titullin, pa shumë fjalë, pa deklarata, por me shumë punë e angazhim,” ka shtuar Tovërlani pas ndeshjes.
Ky është titulli i parë i Tovërlanit me një ekip tjetër në Superligë, pasi që 3 të tjerat i kishte fituar me Prishtinën.