UEFA
Platini jep dorëheqje
9 May, 2016 @12:03
Pas dështimit që suspendimi i tij prej 6 viteve të anulohet plotësisht, Michel Platini u detyrua të dorëhiqet nga udhëheqja e shtëpisë europiane të futbollit.
Platini ishte i dënuar për 6 vite, ndërsa pas ankesës dënimi i tij ‘u zbut’ në 4 vite, mirëpo kjo ishte e pamjaftueshme që ai ta vazhdojë detyrën e tij. Ankesa që bëri Platini ishte që dënimi i tij të anulohet plotësisht, pasi që francezi vazhdimisht pohonte që ai ishte i pafajshëm.
I dënuar nga gjykata e arbitrazhit sportiv (CAS) bashkë me Platinin ishte edhe presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter, i cili sipas hulumtimeve kishte paguar Platininë 2 milionë euro në mënyrë jo të rregullt.