REKORD
Trepça’89 shënon rekordin e stinorit
9 May, 2016 @16:07
Fitorja e djeshme e Trepçës’89 ndaj Lirisë me rezultat të thellë 6-0, ka bërë që ekipi mitrovicas të thyejë rekordin e Superligës këtë stinor, për fitoren më të thellë të stinorit 2015/16 në Superligë.
Raporti i ndeshjes TREPÇA ‘89-LIRIA
Deri sot, këtë rekord e mbante Llapi, që kishte mposhtur Istogun 5-0, disa xhiro më parë.
Në të njejtën kohë, Liria mban rekordin negativ për ndeshje, me më së shumti gola (6) të pranuara në një xhiro të këtij stinori.