RACIZËM NË BEOGRAD
Serbët protestojnë për Kosovën, Kasami kundërpërgjigjet me gol
9 May, 2016 @18:44
Dy skuadrat që e kanë siguruar titullin e kampionit në shtetet e tyre përkatëse, Crvena Zvezda dhe Olympiakos, dje u përballën njëra me tjetrën në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Beograd.
Para ndeshjes, në qendër të vëmendjes ishte koreografia raciste për UEFA-në nga tifozëve të Crvena Zvezdës, Delije, pasi ditë më parë konfederata europiane e futbollit kishte anëtarësuar Kosovën me të drejta të plota në ombrellën e saj.
Delije e ka quajtur mafia UEFA-në, derisa pranimin e Kosovës e ka quajtur përkrahje ndaj terrorizmit.
Ndërsa kundërpërgjigjen më të mirë ndaj tyre e dha mesfushori shqiptar i Olympiakosit, Pajtim Kasami, i cili shënoi gol me kokë në mes Beogradit për ta barazuar rezultatin në 2-2, që ishte edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi.