BALLKANI - DRENICA

Foto: Ballkani / FB
Me mendje në Evropë, Ballkani kryen detyrën
21 August, 2022 @23:30
Ndonëse është me mendje në Evropë, kur dihet që pas pak ditëve e luan ndeshjen e madhe ndaj Shkupit në Play Off të Conference League, Ballkani e ka kryer detyrën në ndeshjen e luajtur në Superligë ndaj Drenicës.
Suharekasit e Ilir Dajës këtë takim e fituan 1-0 falë një goli të shënuar nga Edvin Kuc në minutën e 44’. Asistues te ky gol ishte Nazmi Gripshi.
Siç edhe pritej, disa lojtarë të Ballkanit u pushuan në këtë takim, për të qenë sa më të freskët për ndeshjen kthyese ndaj Shkupit, ku Ballkani mund ta bëjë historinë, duke u bërë klubi i parë kosovar që kualifikohet për në fazën grupore të një gare evropiane.
Sa i përket Superligës, xhiron e tretë Ballkani luan si mysafir i Trepçës ‘89, takim i cili me gjasë do të shtyhet për shkak të angazhimit të Ballkanit në Evropë, kurse Drenica e pret Gjilanin në “Bajram Aliu”.