VLLAZNIA DEL NGA FUNDI

Foto: I. Osmani/ fb
Me trajnerin e ri, arrijnë fitoren e thellë dhe dalin nga fundi i tabelës
2 April, 2023 @19:02
Vllaznia e Pozharanit që po lufton për mbijetesë në Ligë të Parë Grupi B, ka arritur fitore të thellë sot, duke e mposhtur Kikën me rezultat bindës, Vllaznia 3-0 Kika [Florent Osmani, Daniel Tette, Bergin Maliqi]. Vllaznia po udhëhiqet nga Erdin Hashani qe disa xhiro.
Fitorja bën që Vllaznia të dalë nga fundi i tabelës dhe me 14 pikë nga 20 ndeshje të kërcejë në vend të parafundit. Ndërsa Kika në anën tjetër me 22 pikë nga 20 ndeshje është e gjashta aktualisht.