Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GARDIANI VAZHDON

Megjithatë, Drilon Hodaj vazhdon me Lirinë

Foto: Liridon Shala/ TOPSPORTI

Megjithatë, Drilon Hodaj vazhdon me Lirinë


10 July, 2023 @12:17

Portieri Drilon Hodaj, përkundër se dje bëri të ditur se po ndahet me Lirinë, sot është zyrtarizuar te klubi si vazhdim kontrate. Gardiani i portës së ekipit bardhezi që mbrojti penalltitë në kuadër të barazhit ndaj Ferizajit dhe praktikisht ishte arsyeja kryesore për sigurimin e Superligës ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me ekipin. Borozani.com

Në një deklaratë të shkurtë dhënë për faqen e klubit Hodaj ka thënë se është i lumtur për arritjen e marrëveshjes me ekipin e fëmijërisë.

“Jam i lumtuar për akordin.Bashkë me shokët e skuadrës , do të jap maksimumin për klubin e fëmijëris”, ka thënë Hodaj.

Liria pas katër vitesh qëndrimi në Ligë të Parë të Kosovës, ka arritur që të sigurojë Superligën, duke kaluar dy ndeshje barazhi—playout duke fituar së pari Ulpianën 3-1 e më pas edhe Ferizajin pas penalltive, 0-0 (3-1).◼️


 
Të gjitha lajmet nga