Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RISI TE VËLLAZNIMI

Megzon Visoka merr drejtimin e Vëllaznimit

Megzon Visoka merr drejtimin e Vëllaznimit


20 March, 2023 @21:26

Trajneri prishtinas Megzon Visoka, që u nda me Flamurtarin muaj më parë, është zyrtarizuar sot si trajner i ri i Vëllaznimit të Gjakovës. Përmes një njoftimi të shkurtër sonte, Vëllaznimi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Visokën për të marrë drejtimin e klubit, ndërsa klubi i ka uruar sukses në punë.

“Sot KF Vëllaznimi ka nënshkruar kontratë me kryetrajnerin Megzon Visoka. Kryetrajnerit Visoka i urojmë suksese në punën e tij dhe projektin e klubit,” ka bërë të ditur shkurt Vëllaznimi.

Megzon Visoka

Vetë trajneri në një shkrim në llogarinë e tij personale në Facebook ka bërë të ditur se me punën e të gjithëve beson se do të arrijë të kthejë klubin në rrugën e sukseseve.

Përndryshe Vëllaznimi është i fundit (vendi i dhjetë) në Grupin A të Ligës së Parë me rrezik të madh për rënie në Ligë të Dytë të Kosovës. Ekipi përgjatë 19 ndeshjeve kampionale nuk ka arritur asnjë fitore dhe ka vetëm 3 pikë. Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe tetë xhiro, ndërsa ekipi më i afërt për Vëllaznimin, pozita e nëntë që për momentin është e zënë nga A&N është 17 pikë larg!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë