SUPERLIGA TURKE
Meha 13 minuta në disfatën e dytë të ekipit
24 October, 2016 @21:41
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Alban Meha, është futur në 13 minutat e fundit të ndeshjes së sotme ndaj Fenerbahçes për ekipin e tij Konyaspor, por nuk ka arritur të ndërrojë diçka në lojë.
Fenerbahçe shënoi fitoren e tretë të stinorit përmes një penalltie të fituar heret në takim, të cilën e konkretizoi nigeriani Emmanuel Emenike në minutën e 13 të ndeshjes.
Konyaspori tash ka pësuar humbjen e dytë të stinorit dhe ka 10 pikë nga 8 ndeshje, ndërsa Feneri ka kërcyer në pozitën e pestë, me fitoren e tretë të stinorit dhe ka 12 pikë në total.
Lider i Superligës turke është Istanbul Basaksehir me 20 pikë.