VINË MJETET
Feronikeli e Prishtina marrin gati gjysmë milionë euro nga UEFA
24 October, 2016 @15:20
Edhepse nuk arritën të licencohen për ndeshje nga UEFA-ja këtë stinor, kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, sot edhe zyrtarisht kanë pranuar çeqet prej afro gjysmë milionë eurosh në total për të dyja ekipet.
Saktësisht, Ferronikeli si kampion i Kosovës ka përfituar 220 mijë euro nga UEFA-ja, ndërsa Prishtina si fituese e Kupës, 215 mijë euro, ka bërë të ditur FFK-ja sot përmes një njoftimi drejtuar mediave.
Në konferencën për shtyp të organizuar me këtë rast, zyrtarët e ekipeve përkatëse kanë falenderuar kryetarin e FFK-së dhe sekretarin e saj, përkatësisht Fadil Vokrrin e Eroll Salihun, për angazhimin e tyre për të përfituar këto mjete.