LIDER
Morata kujdeset për Realin lider
23 October, 2016 @22:54
Alvaro Morata ka bërë lider Real Madridin sonte. Ai është futur në minutën e 75-të të ndeshje duke e zëvendësuar golashënuesin e golit të parë, Karim Benzema, për të siguruar fitoren e Real Madridit ndaj Athletic Bilbaos 2-1 dhe për ta bërë ekipin e tij lider të La Ligas, pas gabimit të Atletico Madridit ndaj Sevillës sonte.
Morata 24 vjeç, përndryshe ka shënuar golin e parë për ekipin në La Liga që nga 28 gushti, pra gati pas dy muajve dhe të dytin në total në La Liga këtë stinor.
Reali bashkë me Villarealin mbeten ekipet e vetme pa humbje këtë stinor në elitën e futbollit spanjoll. Reali lider, ka një pikë më tepër se ndjekësi i parë befasues, Sevilla dhe dy më tepër se Barcelona e Villareali.
Real Madrid 2-1 Athletic de Bilbao / La Liga… by Goaaaaaaaal