CANER ERKIN
Mungon ndaj Kosovës
24 October, 2016 @13:39
Krahu i Besiktasit, Caner Erkin, që erdhi këtë stinor te ekipi kampion i Turqisë, pas dështimit të mbetjes në Inter, do të mungojë për rreth 6 muaj në radhët e ekipit të tij.
Erkin lëndoi tetivën e akilit në ndeshjen e fundit të ekipit të tij, në fitoren prej 3-0 ndaj Antalyasporit.
Erkin është i rregullt në përfaqësuesen turke dhe ka qenë pjesë e 11-shes standarde të Fatih Terimit në dy ndeshjet e fundit të Turqisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”.
Turqia në ndeshjen e radhës, më 12 nëntor pret Kosovën në Antalya dhe Erkin do të jetë mungesë e theksuar në krah të mbrojtjes së reprezentacionit turk.