ALBAN MEHA
Meha kthehet te Konyaspori?!
30 June, 2016 @13:38
Aventura e Alban Mehës te skuadra arabe, Al Nasr, ka përfunduar pa filluar.
Transferimi i Mehës nga Konytaspori te skuadra Al Nasr është shumë afër dështimit, ngaqë skuadra arabe ka ndryshuar trajnerin edhe disa drejtues të klubit.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat turke Fatih Yilmaz, nënkryetar i Konyasporit.
“Tanimë gjasat kanë filluar të zvogëlohen. Nga Al Nasr nuk ka asnjë lajm. Drejtuesit dhe trajneri kanë ndryshuar. Nuk ka asnjë zhvillim në lidhje me kërkesën e tyre për Mehën. Meha është futbollist i yni me kontratë. Nëse brenda këtyre ditëve nuk ndryshon asgjë, Meha do t’i bashkohet kampit të skuadrës. Do të ishim të lumtur nëse do të kthehej,” ka thënë Yilmaz.