HISTORI
2 dekada nga triumfi gjerman
30 June, 2016 @11:46
Pikërisht në këtë datë 20 vite më parë, Gjermania arriti të shpallej kampione e Evropës pas triumfit me rezultat 2-1 ndaj përfaqësueses së Çekisë.
Të parët në epërsi kaluan çekët me golin e shënuar nga pika e bardhë, ndërsa hero i ndeshjes ishte zëvendësuesi Oliver Bierhoff, i cili fillimisht e dërgoi ndeshjen në vazhdime pas një goli të shënuar me kokë, kurse në 30 minutat shtesë e vulosi fitoren e skuadrës së tij duke shënuar edhe golin e dytë.