SOT
3 ndeshje shqip në Europa League
30 June, 2016 @10:53
Skuadra e Kukësit, Teutës dhe ajo e Shkëndijës, sot do t’i zhvillojnë ndeshjet e para të rrethit të parë në Europa League.
Puna më e vështirë duket të jetë e Teutës, e cila do të përballet me skuadrën në Kazakistani, Kairat, për të cilën luajnë lojtarë të njohur si Andrey Arshavin dhe Anatoliy Tymoshchuk, derisa Kukësi e Shkëndija do të kenë përballë kundërshtarë më të lehtë.
Kukësi do të ndeshet me fituesin e fundit të Kupës së Malit të Zi, Rudar, ndërkaq Shkëndija e Tetovës do të mundohet të kërkojë fitoren kundër polakëve të Cracovias.
Ditë më parë edhe skuadra tjetër nga shqiptare, Parizani, zhvilloi ndeshjen e saj në Europa League, ku barazoi pa gola me skuadrën sllovake, Slovan Bratislava.
ORARI I NDESHJEVE
19:00 | Kukësi-Rudar | Stadiumi Elbasan Arena, Elbasan | |
20:00 | Teuta-Kairat | Stadiumi Niko Dovana, Durrës | |
21:00 | Shkëndija-Cracovia | Stadiumi Filipi II, Shkup |