SAMIR UJKANI
Ujkani drejt Cesenas
29 June, 2016 @17:18
Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, sic duket as në këtë stinor nuk do të luajë për skuadrën me të cilën ka kontratë, Genoa.
Ujkani nga janari i këtij viti ka qenë i huazuar te skuadra nga Serie B, Latina, me të cilën ka pasur plot 21 paraqitje dhe me të përfunduar stinori, i ka përfunduar edhe kontrata e huazimit.
Sipas gazetarit të njohur të Sky Sport, Gianluca Di Marzio, skuadra Cesena është e interesuar për Ujkanin.
Genoa sapo e ka transferuar nga Cesena mbrojtësin Francesco Renzetti dhe bashkëpunimi mes dy skuadrave mund të rritet edhe më shumë me huazimin e kosovarit.
Cesena stinorin e fundit e ka përmbyllur në vendin e gjashtë të Serisë B.