ITALI-GJERMANI
Edhe një mungesë te Italia
29 June, 2016 @12:58
Përveç mungesës së Thiago Mottas, i cili nuk luan për shkak të suspendimit, vjen edhe një lajm i keq për Kombëtaren Italiane para sfidës çerekfinale ndaj Gjermanisë.
Nga kampi italian raportohet që Daniele De Rossi ka pësuar një lëndim në kofshën e këmbës së djathtë dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen çerekfinale. Ky është padyshim një shqetësim për Antonio Conten, duke marrë parasysh faktin që edhe Motta edhe De Rossi luajnë në pozitën e njëjtë.
Se kush do ta mbulojë atë pozitë, mbetet të shihet.